Në emisionin NIN të Klan Kosova, menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi zbuloi detaje të shumta të momenteve para, gjatë dhe pas nënshkrimit të kontratës me Ultra Music.
Ai deklaroi se label-at më me nam në botë kanë konkuruar me njëri-tjetrin për t’a ‘kapur’ Erën teksa pas nënshkrimit me Ultra Music ajo ka pasur oferta shtesë.
Erës i është ofruar që në rrugë të ndërtimit të konceptit ndërkombëtar t’a ndërroj vendbanimin duke u zhvendosur në bazë në Londër të Anglisë apo Gjermani.
Mirëpo, Faton Shoshi deklaroi se ajo ka refuzuar, duke dashur ta mbaj Prishtinën si bazë pasiqë në një formë, Era e ka konceptuar Kosovën si pikë reference.
Mes tjerash, Fatoni shtoi se nënshkrimi me Ultra Music është bërë në Shqipëri shkaku se ai nuk ka dashur t’i jap vendit imazh të keq meqenëse në atë periudhë në kryeqytet po zhvilloheshin protestat e dhunshme opozitare. /prive.al/