Samanta vjen me ‘Si ai’

By

Këngëtarja Samanta Karavello ka publikuar projektin e ri solo ‘Si ai’ të cilin e kishte paralajmëruar ditë më parë në rrjete sociale.

Kënga me muzikë të Samanta Karavello e Andrei Vorniciu e tekst të vetë këngëtares e Gent Fatalit e sjell këngëtaren në ujëra pak më të ndryshëm të zhanrit të muzikës.

‘Si ai’ ka klip të Max Production teksa si projekt tingëllon shumë premtues për epitetin e hitit përgjatë muajve në vazhdim.

Kujtojmë se ky projekt vjen pas këngës ‘Na e dina’ me Gentin që përtej pritshmërive të shumëkujt hyri pakontestueshëm në listën e hiteve më të mëdha të verës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm