Një fotografi e para pak javëve ku Flori Mumajesi dhe reperi Lum Berisha shfaqeshin bashkë në shikim të parë la përshtypjen e një takimi miqësor mes djemve.
Por duket se krahas një miqësie, dyshja bashkë janë bërë edhe për projekte të reja.
Kjo është lënë të kuptohet përmes fotografive të mbrëmjes që lamë pas ku Flori dhe Lumi shfaqen duke punuar intenzivisht në studio.
Nuk dihet realisht se për çfarë projekti janë bërë bashkë dyshja por duke pasur në konsideratë suksesin e bashkëpunimeve paraprake, ajo që mund të thuhet pa dilema është që Flori e Lumi do përbëjnë dy prej artistëve që do na shoqërojnë me hite përgjatë muajve të nxehtë të 2017-tës. /Prive.al/