Dje festuan bashkë ditëlindjen por Blero dhe Tara bashkë janë pothuajse çdo ditë.
Këngëtari arrin që të gjej kohë për të bijën me të cilën ai kalon gjithmonë shumë mirë.
Njejtë ka ndodhur edhe sonte kur babë e bijë ‘i janë përvishur punës’ për të bërë ëmbëlsira.
Në disa video, Tara shihet teksa i tregon audiencës që po bëjnë bombica, të cilat më pas edhe i shijojnë.
Ajo çka ka befasuar për të mirë është edhe rrjedhshmëria e Tarës në gjuhën angleze kur merret parasysh fakti se ajo vetëm sa është bërë 6 vjeçe. /PRIVE.AL