Ky reper shqiptar i dërgon lule Luanës ?! (FOTO)

By

Jo shumë kohë më parë, ajo në baza ditore ‘vërshohej’ nga buqeta të mëdha me lule, kryesisht trëndafilë të kuq.

Buqetat madhështore ishin shndërruar në një rutinë teksa ajo që ngjallte më së shumti kurreshtje ishte pikëpyetja se kush qëndronte prapa këtyre befasive që i bëheshin prezantueses Luana Vjollca.

Biznesmenë. njerëz të rëndomtë, të dashur e ish të dashur u përmenden por i radhës që ka hyrë në listë në kontekst të shakasë është reperi Rapsione.

Këtij të fundit i ka pëlqyer një foto e tij në rrjete sociale që është përshtatur nën mbishkrimin ‘Gjendet personi që i dërgon lule Luanës’.

‘U zbulua’ – është shprehur me shaka Rapsione teksa Luana ka replikuar me ‘Më në fund’. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm