Çka po paralajmëron Stresi?!

By

2017-ta nisi për reperin Arkimed Lushaj fiks siç i shkon për shtati një ‘bad boy’.

Stresi u detyrua të arratisej nga Tirana në mënyrë që t’i shmangej ndalimit nga policia për shkak të një video në natën e ndërrimit të viteve ku shfaqej me armë.

E pamë në bjeshkë, në mes të Prishtinës e qytete tjera por duket se mjaft është mjaft për Stresin.

Pas gati një muaji e gjysmë në arrati, ai sipas gjasave po mendon të kthehet në lagjen e tij në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të mëhershme ku shprehet: ‘Shihemi së shpejti në lagje. Djalë i keq për tërë jetën’.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë Stresi ta bëj një gjë të tillë pa pasur problem me autoritetet e rendit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm