Është një prej emrave më të komentuar në estradën shqiptare, mirëpo duket se gjërat do të ndryshojnë të paktën për një kohë.
Fjala është për reperen Rina Balaj e cila ka vendosur të ‘zhduket’.
Ajo ka mbyllur profilin në rrjetin social Instagram, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe motra e saj përmes një postimi ku shprehet se Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar ‘për arsye personale’.
Prive.al ka arritur të kuptojë se e njejta do të reflektohet edhe në karrierë.
Sipas të gjitha gjasave, Rina do të pauzojë edhe nga projektet muzikore.
Rastet e tilla janë të rralla mirëpo duket se reperja ka nevojë për një pauzë të tillë pas një periudhe tejet të ngjeshur e cila duket se e ka lodhur pak. /Prive.al