Çka po ndodh me këngën e Nora Istrefit?!

By

Këngëtarja Nora Istrefi që nga dhjetori ka paralajmëruar projektin e saj më të ri. Nora u shpreh se po punon në një ‘bombë’ muzikore por që pavarësisht se kishte bërë publik lajmin kënga akoma nuk u lançua.

Fillimisht u tha se do të publikohej në janar, pastaj Istrefi për Prive u shpreh se projekti është shtyrë për 17 shkurt dhe pritej që të shtunën që lamë pas kënga ti ishte e lançuar.

Por mesa duket Nora po has në probleme e nuk po arrin të publikoj këtë videoklip pavarësisht që ka përfunduar që disa javë.

Istrefi akoma nuk është deklaruar sa i përket shtyrjes së këtij projekti./Prive

Artikuj të ngjashëm