U bë një kohë prej herës së fundit kur kemi dëgjuar për Agon Amigën.
Reperi i Babastars që përgjithësisht gjithmonë ka qenë i heshtur por jo deri në këtë masë, përjashto disa prej koncerteve me Getin, ka tash e disa javë që i ka kushtuar kohë më shumë vetes duke u distancuar pak nga syri i publikut.
Amiga që projektin e fundit e pati ‘Qyqek’-un i cili shkaktoi ‘tërmet’ në estradë me deklaratën e mëvonshme në Prive u largua nga trojet shqiptare për ta eksploruar gjerë e gjatë Europën.
Në disa prej shteteve kryesore europiane, reperi është shfaqur i vetëm në rrjete sociale teksa eksploron atraksionet turistike por vështirë besohet se nuk shoqërohet nga dikush gjatë këtij ‘ekskurzioni’.
Deri tani, reperi vetëm një herë ka shfaqur një femër zeshkane e cila nuk u kuptua gati kurrë se kush është realisht.
E rëndësishme për momentin është që Agoni të relaksohet siç duhet por mbi të gjitha edhe të mos mungojë me projektet e reja për fansat e Babastars. Vajtje-ardhjet e shpeshta nga e për në Europë përpos për datat e koncerteve, momentalisht mbeten pak mister. /Prive.al/