Gjatë karrierës së saj arriti të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.
E për të qenë sa më afër tyre, Elvana Gjata po vendos një trend të ri në rrjetet sociale.
Kreativitetin në vizuelizim të refreneve dhe së fundmi edhe talentin në këndim të adhuruesve të saj, këngëtarja po e ndan me të tjerët përmes postimeve në profilin e saj në Instagram.
Kjo tendencë e Elvanës e nisur nga projekti ‘Puthe’ e që po vazhdon edhe me ‘Love me’ po pëlqehet nga fansat e këngëtares.
Përveq të tjerash, Elvana edhe për këngën e re zgjodhi të bashkëpunojë me një emër të ri – Brunon i cili rrugëtimin e tij artistik e nisi në spektaklet e talentëve për ta vazhduar më pas nën ombrellën e Threedots. /Prive.al/