Në kuadër të lëvizjeve në sezonin e ri televiziv, një tjetër personazh publik do i rikthehet prezantimit.
Fjala është për aktoren Annais Lika.
Burime të sigurta të Prive.al kanë bërë të ditur se ajo do të jetë bashkëprezantuesja e një formati të ri televiziv i llojit “game-shou”.
View this post on Instagram
Në këtë format, Annais do jetë krah Enis Ujkanit teksa transmetimi i programit do të bëhet në “ABC”, televizionin shqiptar i cili do kalojë në gjeneralist muajin tjetër, në dhjetë vjetorin e krijimit të tij.
Kjo është arsyeja e vizitave të shpeshta të bukuroshes në Prishtinë, ku është edhe shesh-xhirimi i spektaklit.
Kujtojmë se Annais është e familjarizuar me programe të kësaj natyre. Vite më parë, bashkë me kolegë të tjerë, ajo ishte pjesë e “Pa limit”, pararendës i “Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës. /Prive.al