Filmi do të ketë një kast interesant me J-Lo, këngëtarin Maluma dhe Owen Wilson.
Për çfarë flet filmi?
“Bëhet fjalë për një yll pop-i që përfundon duke u martuar me një fans të rastësishëm nga audienca”, u shpreh Lopez në fillim të këtij viti në The Tonight Show me Jimmy Fallon.
Ajo vazhdon:
“Ajo martohet me një mësues matematike nga audienca, i cili luhet nga Owen Wilson.”
Po Maluma ku hyn këtu?
Edhe Maluma ka një rol protagonist, si dashuria e Jennifer Lopez, përpara se ajo të martohej me fansin nga salla.
“Unë bëra një album bashkë me këtë film, kështu që të gjitha këngët e përdorura do të jenë të reja, do të ketë muzikë të re me të, për mua është shumë emocionuese”, shtoi ajo, shkruan anabel. Mësohet se Jennifer Lopez do të ketë 6 deri në 8 këngë të reja, ndërsa Maluma 2 ose 3.
“Marry Me”, do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, 2021.