Çka ndodhi me lokalin e ‘Hakiut’ të ‘O sa mirë’?! (FOTO)

By

Mbrëmë vonë, pak para mesnatës, në portale qarkulloi një lajm mbi djegien e kafiterisë ‘Te Artisti’, pronë e aktorit Jeton Zogjani i njohur me rolin e Hakiut në serialin ‘O sa mirë’.

U tha që dëmet materiale nga zjarri i shkaktuar prej sistemit të energjisë elektrike ishin të shumta por një postim i aktorit ka provuar të kundërtën.

Ai ka shfaqur veten në brendinë e lokalit nën mbishkrimin: ‘Uje, uje se u dogj, cdo gje po shkon per mrekulli’.

Duket që zjarri ka qenë i lokalizuar në një vend të vogël dhe fatmirësisht dëmet janë krejtësisht minimale shkaku edhe i intervenimit me kohë për të frenuar përhapjen e tij. /Prive.al/

Image may contain: 1 person, sunglasses, indoor and closeup

Artikuj të ngjashëm