Çka ndodhi me ‘Big Brother VIP’?!

By

“Zhdukja e papritur” e Big Brother VIP nga të gjitha burimet zyrtare në internet të Top Channel u bë shkas që të dyshohet për një mundësi të anulimit të edicionit “celebrity” të Vëllait të Madh edhe pse kontrata ishte zyrtarizuar me Endemol Shine Group.

Ndonëse u paralajmërua në fillim të 2018-tës me promon që transmetohej vazhdimisht, papritmas më nuk u përmend askund edicioni i ri.

Megjithatë, burime tepër të sigurta për IMAlbania.com raportojnë se Big Brother VIP është i konfirmuar tashmë si pjesë e programeve të sezonit të ardhshëm televiziv dhe se përgatitjet kanë filluar.

Këtë herë, Big Brother nuk do të presi “banorë të zakontë”, por personazhe publik që ne i shohim përditë në rrjetet sociale dhe televizion, të cilët do të sfidojnë veten duke jetuar në izolim për “100 ditë”.

Në fund të Tetorit të vitit të kaluar, Top Channel paralajmëroi edhe një format me të famshëm të titulluar ‘VIP në shtëpi’ i cili mesa duket është harruar komplet.

Mbetet të shihet se si do të nisë  sezoni i ri pas disa muajsh, kur edhe drejtori Ben Blush i cili erdhi për të sjellë ndryshimin e nevojshëm në ekranin e madh, të mund të shfaqë potencialin e tij pas disa muajsh të mjaftueshëm në krye të detyrës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm