Ka disa ditë që po përflitet mbi një krisje në romancën Tea – Beart.
Kjo nisur nga postimet e çiftit që vetë i kanë hapur rrugë këtyre thashethemeve.
View this post on Instagram
Tea befasoi kur u shpreh që nuk ka qenë e lumtur për ditëlindje, teksa Bearti më pas ‘goditi’ me një postim që idenë kryesore e kishte mesazhin se “është e gabuar kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.
Së fundmi, fansat kanë pikasur një tjetër detaj.
View this post on Instagram
Tea dhe Bearti, ndonëse i kanë ende fotot e përbashkëta, nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Mbrëmjen, Bearti e ka kaluar në shtëpi kurse Tea ka postuar fotografi nga “Four Points by Sheraton” në Prishtinë, menjëherë pas kthimit nga Stambolli, ku në dy ditët e fundit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë se janë bashkë.
Momentalisht nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për ndarje apo diçka tjetër.
Shpesh, mos-ndjekja në rrjete sociale mes personazheve të famshëm shqiptarë ka rezultuar në një trik për të furnizuar portalet me shkrime e aludime nga më të ndryshmet. Të jetë ky rasti? /Prive.al