Dy javë para ditëlindjes, Learta merr super dhuratë nga Kushtrimi

By

Më shumë se dy javë e ndajnë nga ditëlindja por kjo nuk e ka penguar Learta Jakupin të nisë pranimin e dhuratave, dhe madje, super dhuratave!

Reja e këngëtares Shyhrete Behluli sot ka pranuar nga bashkëshorti, Kushtrimi, telefonin më të ri nga ‘iPhone’.

Momentin, bukuroshja e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale me ç’rast edhe e ka falemnderuar publikisht personin e zemrës.

iPhone duket të jetë vetëm ‘nxehje’ teksa mbetet të shohim me datë 16 se çfarë tjetër do të pranojë Learta me rastin e ditëlindjes. Lum si ajo… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm