Prezantueses së njohur qentë endacakë ia kafshojnë burrin (FOTO)

By

Dukuria e qenve endacakë, s’është prezente vetëm në Kosovë por ata janë problematikë edhe në Shqipëri.

Këtë e dëshmon fakti që bashkëshorti i moderatores Fatma Haxhialiu të Thumb, është kafshuar nga qentë endacakë në Tiranë.

Prezantuesja ka reaguar menjëherë në profilin e saj në Instagram, duke shkruar se kjo që ka ndodhur është e tmerrshme dhe më e tmerrshme do ishte sikur bashkëshorti i saj, të kishte edhe djalin me vete.

Ajo u ka bërë thirrje edhe autoriteteve që të merren me qentë endacakë, në mënyrë që të mos sulmojnë më dikë tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm