Çka ndodhi gjatë këtyre 3 ditëve në BBVK? – Lot dhe emocione në Prime sonte

By

Sonte me fillim të orës 21:00 në Klan Kosova, keni mundësi të ndiqni krejt çka ndodhi brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, për këto tre ditë.

Përplasjet, debatet e forta, lot e emocione kanë nisur që tani, edhe pse para nesh janë edhe tre muaj të tërë.

Kush po bën zhurmë në shtëpi, kush po qan, e kush tregoi histori të trishtuara të jetës – të gjitha, por edhe më shumë do t’i kuptoni sonte, të kapura në detaje nga secili banorë.

Qëndroni me Klan Kosova dhe para ekranit për të mos i humbur të gjitha surprizat dhe emocionet që do ndodhin sonte në Prime, të udhëhequr nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Artikuj të ngjashëm