Çka i kishte bërë dikur Çani – Sasës?!

By

Prezantuesja Saranda Hoda – Sasa është sonte e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për të ndarë historinë e jetës së saj me theks të veçantë tek sfida e sëmundjes së rrallë.

Krahas shpjegimit të gjendjes së rëndë shëndetësore, në bisedë pati një episod të lezetshëm.

Sasa tregoi se dikur ishte takuar në një klub të Prishtinës me Çanin i cili madje i kishte dhënë numrin e telefonit sikur ta kishte parandjerë që një ditë mund t’i nevojitej.

E prezantuesi me sensin e tij të humorit, ndonëse nuk i kujtohej rasti e pyeti: ‘A ta kam gjujt?!’

‘Po, pak por unë nuk ta vara’ – u shpreh Sasa duke qeshur mbi takimin e parë shumë kohë më herët në Prishtinë.

Kujtojmë se kontributi për prezantuesen mund të bëhet akoma përmes numrave të xhirollogarisë që gjenden në profilet e saj në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm