Periudhën përmbyllëse të vitit 2016 e pritën bashkë në një tur koncertesh përtej oqeanit për shqiptarët në Amerikë.
Por, koncertet si dy emra të skenës nuk janë arsyeja e vetme që bën bashkë reperin Capital T dhe këngëtarin Robert Berisha.
Dyshja, së fundmi janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit edhe me foto në rrjete sociale në destinacionin e përbashkët – fitnesit.
Dy prej meshkujve më të pëlqyer të skenës shqiptare duket se ushtrojnë në po të njejtin vend dhe takimet rastësore janë të pashmangshme.
Ushtrimet intenzive të dyshes duket se po shpaguhen në rezultatet e dukshme – linjave trupore për t’u pasur lakmi. /Prive.al/