Këngëtari Blero tash e disa vite është aktiv në tregun tonë muzikor e nëse shikojmë këngët e realizuara nga ai, baladat janë ato më të pëlqyerat nga adhuruesit e tij.
Këtë duket se e ka kuptuar dhe vet ai pasi që prurjet e fundit janë pikërisht të ketij stili por kuj do ti shkonte mendja se projekti i rradhës do të ishte bashkëpunim me një mjeshtër të vërtëtë baladash.
Blero përmes profilit të tij në Instagram ka bërë paralajmrimin për këngën e re e cila do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqi.
Në fotografinë e postuar përveç dyshes shihet edhe numri 154, e se a do të ketë lidhshmëri ky fakt me emrin e këngës kjo gjë ende nuk dihet.
Kënga është përfunduar tashmë dhe do të jetë me videoklip përderisa adhuruesit e baladave me siguri po presin me padurim të shohin produktin final nga dyshja. /Prive.al/