Me natyrën e saj të qetë që reflekton pozitivitet, Diana Avdiu gjithmonë është treguar shumë e matur në paraqitjet publike.
Megjithatë, janë disa momente kur qetësia e bukuroshes ‘lëkundet’ pak nga shkrimet e portaleve.
Një i tillë së fundmi duket se e ka nervozuar Dianën.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka reaguar ndaj një lajmi i cili deklaronte se Avdiu nuk e shpreh kurrë publikisht prejardhjen e saj nga Drenica.
Më poshtë shkrimi i plotë i Dianës.
E nderuar redaksi,te nderuar lexues te ketij mediumi eshte me se e vertete qe jam drenicase,por e verteta tjeter eshte qe e kam treguar me shume se nje here prejardhjen time e jo e kunderta sic thuhet ne kete “lajm”. Ne shume intervista e edhe me shume ne perditshmerine time e tregoj prejardhjen me krenari se tek e fundit kam pse te krenohem. E nese dikush nuk e ka degjuar apo thjeshte nuk ka dashur te degjoj e them tash e pergjithmone UNE JAM DRENICASE 100%,me Nene nga Prekazi i eperm e Baba nga Klina e eperme komuna Skenderaj.