Lorik Cana, një shembull për meshkujt në ditën e Shën Valentinit (FOTO)

By

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana me rastin e Shën Valentinit është dëshmuar si një shembull për t’u ndjekur.

Ndryshe prej shumë meshkujve që mund të preferojnë që ‘obligimin’ e dhuratës ta kryejnë përmes blerjeve, ai është përpjekur në të veten.

Futbollisti i njohur në një video të postuar në Instagram shihet teksa kontribon me forcat e veta në përgatitjen e tortës bashkë me gruan, Monikën.

Krahas këtij postimi që thyen stereotipet gjinore të meshkujve tipik shqiptarë që nuk përzihen në këtë pjesë, Loriku nuk ka zbuluar më shumë nga festa e përbashkët mes tij dhe personit që ka zgjedhur për të kaluar jetën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm