Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana gjatë ditës së sotme e ka vuajtur goxha shumë mungesën e motrës së saj, këngëtares Arta Kabashi – kjo e fundit, i doli në mbrojtje në debatin me Shotën.
Ana ka thënë se jetesa brenda shtëpisë larg prej kontaktit me Artën, duket të jetë e vështirë, ndërsa këtë bisedë e ka zhvilluar me Gresën.
“Ndoshta me Artën rri tanë kohën, e këtu me askënd shlirë nuk mundem me fol përpos teje”, i thotë Ana – Gresës, mes tjerash.