“Sa t’kom dasht” nga Nora Istrefi po na shoqëron vazhdimisht në radio, televizione, top lista e portale kjo falë pëlqimit nga ana e publikut.
Nora me këtë projekt deri tani ka arritur të grumbulloj afro tre milionë e gjysmë klikime në kanalin e YouTube, por njëkohësisht këngëtares nuk i ka mbetur të kënaqet me suksesin,
Presioni ndaj saj është shtuar në lidhje me atë se cfarë do të sjell tani?! Nora është në përgatitje të projektit të ri që do të jetë pjesë e publikut në fund të muajit Maj.
Kënga do të jetë në stilin Reggea e punuar nga të njejtët producent që sollën këngën “Sa t’kom dasht”. /Prive.al/