Emri i Elvana Gjatës në mes Jennifer Lopez e Justin Bieber (FOTO)

By

Një vit më parë ajo bëri debutim në skenën ndërkombëtare, duke sjellë një këngë tërësisht në anglisht të titulluar “Forever is Over”. Për muaj të tërë, Elvana Gjata qëndroi në Shtetet e Bashkuara, ku punoi në studio diskografike amerikane.

Gjata e cila në Shkurt publikoi albumin “3” me disa këngë të shkruara nga Pirro Qako, ka pak ditë që lansoi edhe një këngë të destinuar për tregun internacional.

“Off Guard”, u publikua të premten e javës që lamë pas në bashkëpunim me reperin amerikan Ty Dolla.

E nuk shkoi shumë, Elvana paralajmëroi edhe një duet me reperin amerikan, Poo Bear, i cili ka bërë edhe prezantimin e albumit të tij të ri, ku përfshihet kënga me Gjatën.

Këngëtarja shqiptare, e ka të theksuar emrin e saj në mes atij të Justin Bieber e divës me famë botërore, Jennifer Lopez. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm