ÇKA DO TË NDODH ME KËNGËTARËT QË NUK KANË PAGUAR TATIM?! (Video)

By

Dy javët e fundit në showbiz kanë qenë të mbushura me skandalit që ka prodhuar estrada jonë.

Një pjesë e madhe e tyre nuk ka paguar tatim ndaj shtetit pavarësisht angazhimit të tyre në muzikë.

Indeksonline ka siguruar njërën prej listave ku shihen këta artistë: Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Sabri Fejzullahu, Ermal Fezullahu, Mahmut Ferati, Xeni, Leonora Jakupi, Tuna, Dafina Zeqiri, Remzije Osmani, Sinan Vllasaliu, Mihrije Braha, Naim Abazi, Afrim Muçiqi,  Nysret Muçiqi, Merita Muçiqi, Albatrit Muçiqi, Loreta Kaçka, Getoar Selimi, Violetë Kukaj – Ratkoceri, Ramadan Krasniqi – Dani, Korab Shaqiri, Afërdita Demaku, Nora Istrefi, Zanfina Ismaili, Dj Blunt, Lyrical Son, Mc Kresha, Blero, Edona Llalloshi, Meda, Genc Prelvukaj, Genta Ismajli, Edi Furra, Farush Azemi, Hysni Klinaku, Jehona Sopi, Kaltrina Selimi, NRG Band.

Prive ka intervistuar edhe zv. Drejtorin e përgjithshën në ATK,  z. Nahit Sharku i cili u shpreh: Administrata tatimore ka pranuar listën e estradës nga Prokuroria e Shtetit dhe është duke analizuar me kujdes. Ne jemi në fazën e ekzaminimit, kështu që deri sa nuk konstatohen saktë vlerat dhe qarkullimi i tyre, sepse ATK ka marrë të gjitha informatat sa i përket qarkullimit të tyre nëpërmjet xhirollogarisë që ata posedojnë dhe bazu në ligjin mbi tatime, ne do ti bëjmë vlerësimet e duhura, do të komunikojmë me gjitha ata dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit do të marrim vendime përfundimtare në përputhje me ligjin. Sa për informimin e publikut, ne jemi në fazën e hetimeve, të ekzaminimit të këtyre informatave dhe pas përfundimit të procesit do të jenë të njoftuar prokuroria dhe gjithë ata që do të kenë obligime tatimore.

Emisioni ka kontaktuar një pjesë të madhe të estradës por jo të gjithë ishin të disponueshëm për të sqaruar këtë histori.

Video e mëposhtme sqaron detajet e kësaj ngjarje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm