Çifti i famshëm i japin fund romancës tre vjeçare

By

Ky është fundi për çiftin e famshëm të aktorëve, Cole Sprouse dhe Lili Reinhart.

Cole Sprouse, Lili Reinhart, Five Feet Apart Premiere

Aktori 27-vjeçar dhe aktorja 23-vjeçare janë ndarë, duke cituar burimet e People dhe Page Six.

Kjo nuk është hera e parë që çifti nga seriali Riverdale kanë nxitur spekulime për ndarje. Thashethemet filluan të përhapen se dyshja dinamike u ndanë verën e kaluar. Mirëpo ata për revistën W Magazine, u thanë fansave, “Mos besoni gjithçka që lexoni në internet, fëmijë.” Reinhart më pas iu referua Sprouse si “i dashuri” i saj gjatë një interviste në shtator me Coveteur.

Çifti i famshëm asnjëri nuk kanë komentuar mbi raportimet e fundit.

Artikuj të ngjashëm