Pa reshtur po ndanë momentet më të lumtura me vajzën e saj fare të vogël, modelja shqiptare që jeton në SHBA, Emina Cunmulaj në asnjë moment nuk e ka harruar prejardhjen e saj.
E këtë po e percjell edhe tek vajza e saj EllaFaria, ditë më parë shpalosi imazhe ku shihej vajza perkrah me veshje kombëtare, pastaj ninullat që i interpreton në gjuhen shqipe, dhe ja sot Emina së bashku me vajzën duket të jenë në disponim për të degjuar këngët e Sabri Fejzullahut.
“Ja edhe #EllaFaria sikur mami eshte fanse e mbretit te mizikes shqiptare #sabrifejzullahu #sevdaja and I’m still rocking my socks” shkruan Emina krahas një video të publikuar në llogarinë e saj në instagram./PRIVE.AL/