Cili projekt shqiptar arriti të grumbullojë 20 Milion klikime për vetëm 2 muaj?! (FOTO)

By

Industria  muzikore shqiptare sikurse ajo botërore viteve të fundit me apo pa dashje është bërë mjaft e varur nga platformat online, vend në të cilin ata i shpërndajnë krijimtaritë e tyre.

Natyrisht se këtij trendi botëror mjaft të favorshëm nuk i kanë ikur aspak artistët shqiptarë të cilët krijimet e tyre po i shpërndajnë në këto lloj platformash.

E me rastin e publikimit ato po shndërrohen edhe në një lloj matësi për suksesin e këngëve në bazë të klikimeve të cilat viteve të fundit janë shndërruar në një temë diskutimi.

Sidoqoftë ato natyrisht se japin një pasqyrë të këngës, e ndër më të suksesshmet e kohëve të fundit është kënga “Lejla” nga Elvana Gjata, Capital T e 2po2 e cila ka arritur të grumbullojë hiç më pak se 20 Milion shikime për një periudhë 2 mujore.

Suksese të tilla natyrisht se i japin motivim edhe më tepër artistëve që të punojnë në prurje të tilla të cilat do të ndëgjoheshin e pëlqeheshin nga të gjithë ne. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm