Cili frizer shqiptar u përkujdes për pamjen e Christina Aguilera në klipin e ri?

By

Vetëm pak ditë më parë, Christina Aguilera publikoi videoklipin e këngës së saj të re në bashkëpunim me Demi Lovato, e titulluar “Fall In Line”.

Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Christina’s që quhet “Liberation” i cili pritet të dalë në treg më 15 qershor.

Për pamjen e këngëtares shumë të famshme, përkatësisht për flokët,  u përkujdes një shqiptar.

Është Marki Shkreli ai i cili u kujdes për stilin e flokëve të Christina’s në mënyrë që të duket sa më bukur.

Marki publikoi foto të artistes edhe në Instagramin e tij për ta dokumentuar punën që ka bërë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm