Tashmë nuk ka asnjë dyshim se kriza në çiftin Tuna dhe Cozman paraqet një të kaluar.
Me 31 Tetor, në mbrëmjen e Halloween, dyshja shënoi paraqitjen e parë publike të përbashkët me koncertin që u mbajt në Luzern të Zvicrës.
Koncerti i rradhës nuk do të jetë në Europë por në trojet shqiptare. Me 7 Nëntor, Tuna dhe Cozman do të performojnë në Tiranë bashkë me DJ-in zyrtar të tyre, DJ Dirty.
Duket se Fenix Team është gati për t’iu rikthyer normalitetit pas problemeve që u përfolën disa javë më parë. /Prive.al/