Genci me këngë solo

By

Është publikuar në Youtube versioni audio me tekst i këngës më të re të Genc Prelvukajt.

‘I the jo zemrës tënde’ është titulli i krijimit muzikor të anëtarit të Etnon. Kënga flet për një dashuri e cila ndërprehet nga pasuria e personit të tretë.

‘I the jo zemrës tënde’ hyn në projektet e pakta solo të Gencit që kryesisht vjen tek publiku si grup me Milotin apo në bashkëpunime me emra të tjerë të skenës.

Performancën live të shoqëruar kitarë nga Enur Pakashtica mund ta ndiqni sonte në emisionin ‘Ndrrimi i Natës’ me fillim nga ora 21:40 në Klan Kosova. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm