Muaji dhjetor nisi me nje prurje fantastike nga reperi Capital T të titulluar 100.
Projekti i ri gjeti përkrahje mjaft të madhe si nga fansat ashtu edhe nga kolegët e artistit.
Një prej këngëtareve më të njohura ishte pjesë e kësaj përkrahjeje teksa në profilin e saj në Instagram shpërndau projektin e ri të artistit duke i dhënë kështu një lloj supporti atij.
Bëhet fjalë për Dhurata Dorën e cila me të publikuar postimin morri një koment mjaft interesant nga ana e Kapos.
Reperi i dërgoi ‘Puthje’ asaj duke shprehur kështu falënderim për respektin e dhënë nga ajo. /Prive.al/