Në numër mjaft të madhë janë projektet e fundit të artistit 2PO2 i cili pothuajse çdo 2 javë publikon diçka të re.
Albumi 2020 është edhe arsyeja kryesore e këtij aktiviteti të madh teksa këngët tashmë janë të finalizuara dhe Besniku po merret vetëm me publikimin e tyre.
Lansimi i fundit nga albumi ishte bashkëpunimi me Elinel “Hipokrit” të cilin e publikuan pa videoklip megjithatë pati një jehonë mjaft të madhe.
E mbrëmjen e kaluar u publikua edhe kënga e shumë përfolur “Lejla” nga Elvana Gjata në të cilën morri pjesë edhe Besniku por këtë herë ai ishte në rolin e mysafirit së bashku me Capital T.
Gjatë shpërndarjes së projektit nëpër rrjete sociale reperi nuk ngurroi as t’i komplimentojë bashkëpuntorët duke i quajtur Elvanën si ‘Divë’ teksa artistin tjetër si një ‘Fenomen’ në skenën muzikore.
“Lejla” po tregon qysh në ditën e parë se bëhet fjalë për një super hit duke grumbulluar kështu afro gjysmë milioni klikime në Youtube ende pa u mbushur 24 orë./Prive.al/