Majki dhe Maitre Gims, më shumë se foto me njëri-tjetrin! (VIDEO)

By

U bënë bashkë më në fund.

Pas disa muajsh raportime në media, kontakte me njëri-tjetrin në rrjete sociale, një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Majki, takoi mbrëmë në Tiranë, francezin e madh, Maitre Gims.

E relacioni mes dyshes mbrëmë ishte taman si i dy shokëve shumë të mirë sepse Majki qëndroi me stafin e Gims në prapaskenë teksa për pak minuta ndanë edhe skenën.

Në disa video të siguruara nga Prive.al, Majki dhe Maitre Gims shihen teksa performojnë së bashku teksa në fund, me respekt, francezi përqafon shqiptarin.

Nuk dihet nëse ky takim është shfrytëzuar edhe për ndonjë plan konkret bashkëpunimi mes dy artistëve, ashtu siç kanë shprehur dëshirën shumë fansa e edhe mediumet më prestigjioze franceze. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm