Albërie Hadërgjonaj e ftuar në Xing me Ermalin! Ja çfarë i ndodh këngëtares gjatë emisionit

By

Ermal Mamaqi është ndoshta figura më e dashur për publikun shqiptar i cili çdo veprim të tijin e shndërron në humor e në argëtim për të tjerët.

Sezoni i ri mediatik e gjenë atë me emisionin e tij më të ri “Xing me Ermalin” i cili transmetohet çdo javë në Klan dhe Klan Kosova.

Pjesë e emisioneve të para ishin disa fytyra mjaft të dashura për shikuesit teksa traditën e vazhdoi edhe këtë javë ku pati të ftuar këngëtaren Albërie Hadërgjonaj.

Batutat e shumta nga dyshja e përcollën tërë emisionin i cili ishte padyshim ndër më të mirët për artistin.

Ermali gjatë një pjese të spektaklit vërejti diçka mjaft interesante dhe i’u drejtua këngëtares duke i thënë se gjatë tërë këtyre viteve në moderim vetëm me të dhe me Angela Martinin i ka ndodhur kjo gjë.

Se për çka bëhet fjalë mund ta kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm