Cilat fytyra publike kërcënuan faqen që po u ‘çjerr’ maskën ?!

By

Kohëve të fundit në rrjetin social Instagram është hapur një profil që për qëllim ka ‘demaskimin’ e fytyrave publike kur bëhet fjalë për ndërhyrje kirurgjikale.

Dhjetëra të tillë tashmë kanë ‘parakaluar’ në këtë faqe me fotot para dhe pas ku vërehen qartësisht ndryshimet falë intervenimeve.

Natyrisht se kjo nuk i pëlqen aspak personave që janë target por si reagojnë këta të fundit ndaj këtyre postimeve ?!

Në një intervistë dhënë Opinion, ideatorët të pyetur se nga kush janë kërcënuar u përgjigjën: Lori Hoxha nëpërmjet një kushërirës së saj, por nuk kanë munguar edhe kërcinimet e modeles, Vildane Zeneli.

Megjithatë ka edhe fytyra publike që e kanë marrë me sportivitet. Françeska Jaçe, ish-banorja e Big Brother Albania 5 që u përfol së fundmi për dënimin me burg ka vendosur që të dërgojë foton pas intervenimit në hundë për të pranuar një fakt të tillë pa komplekse.

Të pyetur se a kanë çka të tregojnë në vijim, personat që posedojnë këtë profil potencuan se kanë endegoxha material. Nisur nga kjo, do jenë padyshim interesante ditët në vijim. /Prive.al/

Screenshot_2015-10-25-16-54-43

Artikuj të ngjashëm