Jetën private nuk e shpalos asnjëherë dhe në shtyp zë vend vetëm me projektet e saj artistike.
Por, këngëtarja Lori përditshmërinë e saj e shpalosi mbrëmë në rubrikën Videoselfie të emisionit NIN në Klan Kosova.
Dita e saj nis me një kafe bashkë me Violeta Kajtazin, mikeshën e saj të ngushtë e cila njëkohësisht është edhe fqinje në banesë.
Më pas, vizita te studio Sellma ku rregullohet është e pashmangshme për Lorin teksa punët vazhdojnë në studio ku përgatit projektet e reja muzikore.
Një rutinë e Lorit përmbyllet me një darkë në një prej restoranteve të kryeqytetit. /Prive.al/