Nora Istrefi ‘tronditi’ rrjetin me fotografitë e postuara dje pasdite.
Në një të diel të zakonshme, ajo ktheu vëmendjen drejt saj përmes veshjes në disa shkrepje nga Mali i zi, aty ku po pushon së fundmi.
Trikoja që shpërfaqte mjaftueshëm shkaktoi shumë koment në rrjet.
Disa e komplimentuan e të tjerë e kritikuan Norën për shkak të atij që konsiderohet si “ekspozim i tepërt”.
Por, Nora ka ndjekur vetëm trendin.
Faqja “Albanian Streetstyle” i ka dhënë fokus kësaj trikoje të Jacquemus.
Ajo është veshur deri tani nga Megan Fox, Bella Hadid e Chiara Ferragni duke u shndërruar në të preferuarën e shumë vajzave të famshme, pas shpalosjes në koleksionin verë-dimër.
Trikoja kap çmimin e 410 dollarëve teksa Nora ka qenë e para nga të famshmet tona që e ka pasur në trupin e saj. /Prive.al