Prej ‘Sa t’kom dasht’ i cili ishte projekti i fundit i Nora Istrefit ka kaluar relativisht një kohë e gjatë dhe fansat i ka marrë pak malli për një krijim të ri muzikor.
E normalisht se sezoni i verës nuk kishte se si të kalonte nga këngëtarja pa një projekt i cili është më pranë se kurrë për t’u publikuar.
Nora tashmë ka nisur xhirimet e videoklipit me produksionin Entermedia që e sjell atë siç e kemi paralajmëruar në zhanrin reggeaton.
E veçanta e projektit siç mëson Prive.al qëndron në faktin se stili dhe ritmi i këngës do jetë në frymën e ngjajshme sikurse të ‘Bonbon’, hitit me përmasa ndërkombëtare që i hapi dyert e botës për motrën e Norës, Erën.
Detaje të tjera priten të bëhen të ditura me kohë. /Prive.al/