Cila e ëma cila e bija? Eli Fara publikon foto me Marinën dhe vështirë dallohen (FOTO)

By

Eli Fara ka kohë që po sfidon moshën e saj. Duket sikur ajo i ka rënë pikës dhe ka gjetur eliksirin e rinisë së përjetshme.

Këngëtarja shqiptare, njëra ndër zërat më të bukur shqiptarë, ka një freski të hatashme rinore dhe s’po e lëshon frontin!

Ajo ka një vajzë të re, megjithatë kur i sheh bashkë, vështirë dallohet e ëma nga e bija.

Fara, ka ndarë me ndjekësit disa orë më parë pamje ku shfaqeshin ajo dhe e bija e cila është shtatzënë.

Kjo është po ashtu ndër paraqitjet e vetme të Marinës, në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë sepse pas publikimit të fotove ku ajo shfaqej tek doktori duke parë fëmijën dhe foto të tjera me partnerin, Marina mbylli çdo rrjet social duke mos pasur më asnjë kontakt me fansat e saj. /Prive.al

View this post on Instagram

Me Marushken ❤️#maratonaekengestvklan 🤗

A post shared by Eli Fara (@elifaramari) on

Artikuj të ngjashëm