Pavarësisht se Kanye West ka nisur një romancë të re me Irina Shayk, Kim Kardashian nuk i ka ndalur dedikimet për reperin.
Ajo e uroi atë për ditëlindje e më pas edhe për Ditën e Baballarëve.
Mirëpo, si është në të vërtetë marrëdhënia e tyre?
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka sqaruar së fundmi se ata do jenë miq përgjithmonë.
“Ishte bashkëshorti im për shumë kohë, kështu që unë nuk mund ta shoh atë duke u zhdukur. Unë do të jem përgjithmonë adhuruesja më e madhe e Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi. Kanye do të jetë gjithmonë familja ime”, i tha ajo Andy Cohen. /Prive.al