Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020.
Këngëtarja mori çmimin e parë mbrëmë në festivalin e këngës me “Shaj” – shkruar nga Lindon Berisha, duke lënë pas Elvana Gjatën.
Arilena mori shumë komplimente përmes rrjeteve sociale, duke e uruar atë dhe duke I thënë se e ka merituar.
Njësoj ka thënë edhe diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.
Ajo postoi një fotografi të këngëtares shkëkuputur nga performance duke shkruar: “Çdo frymëmarrje e saj ishte e vërtetë. E mrekullueshme”.
Ndryshe, Adelina së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Skerdin, me të cilin rikthyen “Amanetin” në një tjetër version./Prive.al