Çfarë thoshte Teuta për Bleron në vitin 2012 ?!

By

Një postim i Teuta Krasniqit të Shtunën ku ajo thurrte lavde për bashkëshortin, Adonis Morinën ishte pasqyra më e qartë e dashurisë së çiftit për njëri-tjetrin.

Vargjet e Teutës në gjuhën angleze tregonin peshën që ka Adonisi për ta përmbushur jetën e saj. “T’du” ishte fjala e vetme në gjuhën shqipe që përmbyllte shkrimin e Teutës.

Një postim me të njejtin përfundim por i formuluar i tëri në shqip mund të gjendet edhe sot në shkrimet e aktores në Facebook, me dallimin e vetëm – personin se kujt i adresohet.

Në muajin korrik të 2012-tës, aktorja atëbotë uronte bashkëshortin e saj, Bleron me fjalët më të mira me rastin e ditëlindjes.

Ky postim, si shumë tjerë gjendet akoma në profilin e Teutës e cila ndoshta për mungesë kohe ka vendosur të mos fshijë asnjë gjurmë të së kaluarës.

E vetmja gjë që s’ka ndryshuar prej asaj kohe është dashuria që të dy sot kanë e do ta kenë deri në përjetësi për vajzën e përbashkët, Tarën.

Ndryshe, aktorja e shkëlqyer në rreth gjashtë muaj do bëhet nënë për herë të dytë me foshnjen që mban në bark si fryt i dashurisë me bashkëshortin e tanishëm, Adonis Morinën. /Prive.al/

1458590450766

Artikuj të ngjashëm