Çfarë thoshte Dua Lipa për PRIVE para se të bëhej e famshme? (VIDEO)

By

Tri vjet më parë, Dua Lipa foli ekskluzivisht për emisionin PRIVE në një intervistë përmes Skype, pasi publikoi këngën e re “New Love”.

Në atë kohë, Dua foli për kontratat e reja dhe për planet e saj.

Sot, këngëtarja kosovare që jeton tash e disa vite në Londër, është njëra prej artistëve më të ndjekura në botë.

Këngët e saj të fundit si “New Rules”, “IDGAF” kanë qenë në krye të top listave botërore, madje u bë edhe kënëgtarja më e ndjekur në Britani të Madhe.

Përveç kësaj, Dua fitoi shumë çmime kryesore dhe arriti të bëhet femra e parë në Britani me mbi 100 miliardë klikime youtube.

Më poshtë ua risjellim intervistën e Duas, rreth tri vite më parë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm