Çfarë po vazhdon të na fshehë Tuna rreth shtatzënisë së saj?! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur, Tuna , vitin 2016 duket se zgjodhi ta shfrytëzojë më tepër për aspektin privat të saj duke u distancuar disi nga koncertet e projektet e reja.

E me këto lëvizje muaj më parë në media erdhi edhe lajmi për lidhjen e saj të re të dashurisë teksa menjëherë pas tij pasoi edhe lajmi tjetër, ai mbi shtatzëninë e saj.

Sidoqoftë tashmë kur nuk kanë mbetur dilema në këtë aspekt Tuna po vazhdon të na bëjë kurioz për diçka tjetër.

Ajo që po i mundon publikun tash e një kohë është ndyrshimi fizik i këngëtares të cilin nuk po mund ta vërejnë aspak kjo pasi secila shfaqje e saj në fotografi apo në publik është mjaft e planifikuar teksa edhe veshjet janë të tilla.

Sidoqoftë ndoshta ditët në vazhdim do të bëjnë që Tuna të mos e ‘maskojë’ më dhuratën më të mirë që po i servon momentalisht jeta. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm