Dukagjin Lipa: Qëllim i “Sunny Hill Festival” është promovimi i Kosovës

By

Festivali, tashmë i përvitshëm “Sunny Hill 2019”, pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë.

Organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, tha se qëllimi i këtij eventi është “promovimi i vendit tonë dhe i artistëve tanë, që artistët botërore të shohin çfarë njerëz të mirë ka Kosova”.

Në një konferencë për media ai bëri të ditur se festivali gjithnjë do të jetë në rritje dhe se çdo vit do të këtë mysafirë që janë në toplistat botërore.

Këtu gjithashtu u nënshkrua marrëveshja me Birra Peja në mbështetje të festivalit.

Lipa poashtu u përgjigj në pyetjes se a pret dekoratë nga presidenti.

“Nuk kemi nevojë për dekorata. Në këtë punë e bëjmë për Kosovën”.

Artikuj të ngjashëm