Vitin e kaluar, gjatë muajit gusht, futbollisti i Taulant Xhaka, ishte fejuar dhe gjithçka u bë menjëherë publike në rrjetet sociale.
Ai e organizoi fejesën larg Kosovës dhe u shfaq në imazhe duke prerë tortën me të dashurën e tij Arbnorën, e cila po dukej shumë bukur në një fustan të kuq, siç edhe është bërë zakon që të vishet vajza që fejohet.
Ndërsa më vonë, ata patën organizuar një festë të bukur mes miqsh e familjarësh, ku kanë kënduar e vallëzuar me këngë shqip.
Mirëpo, Xhaka habiti me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqi imazhe duke i propozuar sërish martesë të fejuarës së tij.
I ulur në dy gjunjë, me një kuti unaze në dorë, ai i ka thënë edhe njëherë asaj nëse do martohet me të.
Sa me fat që qenka Arbnora, mori propozim fejese dy hereë brenda një viti…